Agjenti i infiltruar i kërkoi Ded Nimanit kokainën. Efektivi i RENEA-s lihet në burg për 35 ditë, pakoja u gjet në makinën e tij

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me afat 35 ditor” efektivit tw RENEA-s Xhulio Liçi, i cili u kap pak ditë me parë se bashku me dy persona të tjere Ded Nimanin dhe Luan Gacin, me një sasi prej 1 kg kokainë.

Fillimisht prokuroria kërkoi për tre të arrestuarit mbajtjen në burg deri në fund të hetimeve por 62 vjeçari Ded Nimani, ka marrë përsipër fajësinë e ngjarjes duke lehtësuar pozitat për dy të arrestuarit e tjere. Për Nimanin gjykata ka vendosur masën “arret me burg” ndërsa për të arrestuarin tjeter Luan Gaci “arrest shtepie”.

Avokati i efektivit Ferdinand Doja deklaroi pas seancës se Xhulio Liçi nuk ka lidhje me sasinë e lëndës narkotike, ndërsa kishte qënë rastësi që ai kishte marrë ne makinë Ded Nimanin, i cili kishte me vete dhe sasinë drogës.

"Të gjitha shpjegimet që ka dhënë ai në momentin e parë u konfirmuan nga Ded Nimani. Ai djalë ka qenë i rastësishëm dhe e ka marrë në makinë Ded Nimanin duke e parë si burrë të vjetër"

Por vetë 62 vjeçari ka pohuar para gjykatës se kishin qënë kushtet ekonomike ato që e kishin detyruar të merrej me trafik dhe shitje të lëndës narkotike. Ai ka pranuar se sasine e kishte marrë afer plepave në Durres, por për personin që ia kishte blerë deklaroi se do të jepte shpjegime me vonë.

Lënda narkotike u sekuestrua tri ditë me parë ndërsa mësohet se ai ishte bere me infiltrim pasi një agjent i policisë kishte kontaktuar 62 vjeçarin ku i kishte kërkuar sasinë e lëndës narkortike te cilën ky i fundit ia ka gjetur ndërkohë që arrestimi u krye gjatë transportit të saj drejt Tiranës.

Çfarë tha Ded Nimani për pakon me kokainë në makinën e efektivit të RENEA-s

Nimani ka deklaruar se drejtuesi i mjetit që po e transportonte atë pas blerjes së drogës ishte një shofer i rastësishëm dhe nuk kishte dijeni mbi lëndën narkotike që ai kishte me vete.Sipas tij shoferi kishte ndaluar pasi ai ia kishte bërë me shenjë.

"Kam hipur në këtë makinë,pakon e drogës e vura në bagazh sepse kisha frikë se bie erë dhe nuk desha që shoferi i makinës të kishte dyshime.

“Pasi e kam ble drogen kam dalë në rrugë dhe që të mos bie në sy,kam ecur në këmbë për një farë kohe derisa ka ardhur një makinë të cilës i kam bërë shenjë dhe ka ndaluar."

Kam hipur në këtë makinë,pakon e drogës e vura në bagazh sepse kisha frikë se bie erë dhe nuk desha që shoferi i makinës të kishte dyshime....
Në momentin që kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin të më jepte pakon time pa e ditur se çfarë ka në të, nderkohë ka ndërhyrë policia dhe na ka arrestuar te gjithëve.”,
 thuhet në deklaratën e tij.

Më 14 maj 2021, finalizimi i operacionit të koduar "Baron" çoi në pranga Xhulio Liçin dhe dy bashkëpunëtorë të tij, Ded Nimani dhe Luan Gaçi.

 

EMISIONET