Afërdita Suka, shqiptarja e zgjedhur si deputete në senatin e Berlinit: Do ndihmoj komunitetin shqiptar

Afërdita Suka, një shqiptare nga Kosova është deputetja e parë në senatin e  Berlinit e cila është votuar këtë të dielë nga zgjedhësit gjermanë. Edhe pse e vështirë për të gjetur ekuilibrat midis politikës, punës dhe familjes, Suka thotë se ka arritur që me anë të punës vullnetare dhe duke evituar brrylat që nuk mungojnë as në politikën gjermane të arrijw aty ku është sot.

Afërdita Suka, është shqiptarja e parë nga Kosova që është deputete e zgjedhur drejtëpërdrejtë për senatin e Berlinit. Kjo është shqiptarja e parë që zgjidhet në një senat të tillë.

“Ndihem shumë mirë, e fituam me mbështetjen dhe të komunitetit shqiptar, por është përgjegjësi shumë e madhe sepse para ka shumë sfida e shumë detyra” thotë ajo në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi.

“Ai ishte e vështirë?

“Nuk ka qenë e lehtë kërkon shumë disiplinë. Ka shumë konkurrencë dhe me bërryla luftohet. Kërkohet një karakter i fortë”   

Pas 16 vitesh CDU e Merkel nuk është më në pushtet. Nuk kishte Merkel më çfarë t’i jepte më Gjermanisë?

"Ka ardhur koha për ndryshim. Elektorati e ka dashur Merkel por jo politikën e CDU-së. Ka nevojë për ndryshime.

Pritet një përmirësim të shërbimit shëndetësor, dhe banimi. Të rritet cilësia e arsimit, kemi pak çerdhe dhe është me rëndësi që të ketë më shumë dhe të ketë cilësi. Do të merrem edhe më shumë me komunitetin shqiptar sepse shoh potencialin."

Politika e jashtme?

"Është e sigurtë nuk do të ndryshojë shumë politika e jashtme e Gjermanisë ndaj rajonit të Ballkanit edhe ndaj politkikës së Kosovës e Serbisë"

EMISIONET