"Berisha dhe PD e kanë seriozisht", Kalaja: Afera e portit të Durrësit ja kalon incineratorëve, 8 mld euro me Porto Romanon. SPAK të hetojë kryesisht

Afera e portit të Durrësit është investimi i radhës i aksionit opozitar pas asaj me incineratorët.

Një kompani arabe po merr nga qeveria shqiptare 5.4 ha tokë në zonën më të lakmuar të Durrësit përmes ligjit për investimet strategjike.

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, në një intervistë në Rtv Ora sqaron se 5.4 ha janë vetëm për portin, por në total janë 80 ha tokë të dhënë që me një llogaritje minimale kapin shifrën e 1.6 mld eurove.

Kalaja: PD dhe Berisha e ka marrë shumë seriozisht çështjen e portit të Durrësit. Po përgatitemi për të bërë hapin e radhës për të goditur këtë ligj që sipas nesh jo vetëm është antikushtetues por është një ligj antikombëtar. Porti i Durrësit ka një histori të jashtëzakonshme në raport me Shqipërinë, është pika strategjike. Për nga ajo çfarë mbart në vetëvete ka disa të drejta që janë të mbrojtura me Kushtetutë.

Qoftë dhe nga pikëpamja gjeopolitike, sakohë që ti je një vend anëtar i NATO-s të, bësh veprime të tilla jashtë konkurrencës së lirë, jashtë trasnparencës ndaj publikut, me kompani fantazma të offshoreve mendoj se është një rrezik shumë i madh që i kanoset jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por mbi të gjitha nga pikëpamja politike. Për ta saktësuar, 5.4 ha është vetëm pjesa e portit. Me dokumentat që ne disponojmë janë 80 ha dhe me një llogaritje shumë minimaliste për zonën ku janë dhënë këto 80 ha tokë, është një vlerë prej 1.6 mld euro.

Faturës së humbjes për vendin i shtohet edhe ajo e zhvendosjes së portit aktual në Porto Romano. Kalaja shton se ekpsertët e fushës kanë ngritur edhe një tjetër shqetësim që nuk duket aspak optimist për të ardhmen.

Kalaja: Përveç pjesës tjetër që do të ketë një kosto shumë të lartë zhvendosja dhe nuk ka asnjë lloj transparence si do zhvendoset porti i Durrësit në Porto Romano. Profesionistët e fushës kanë ngritur alarmin edhe me të ardhurat që do realizohen nga porti i ri që do zhvendoset në Porto Romano pasi thellësia e detit në Porto Romano është shumë më e ulët sesa ajo e portit të Durrësit, duke bërë që anije të tonazhit të rëndë, pjesa e tyre më e madhe, të kalojnë në vendet fqinje duke na krijuar ne një situatë me një risk shumë të madh për të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Juristja thotë se edhe marrëveshja e qeverisë shqiptare me Emiratet e Bashkuara është problematike.

Kalaja: Nga ana tjetër është marrëveshja e bërë me Emiratet e Bashkuara ku një nga pikat kryesore të kësaj marrëveshje është që firma që do bëjë ndërtimin e portit do të zgjidhet nga të dyja palët, duke shmangur të gjithë tenderimin publik, atë që është e garantuar nga neni 4 i Kushtetutës, liria ekonomike. Pra mospërzgjedhja jashtë gare e një firme nga kryeministri i Shqipërisë apo Princi i Emirateve të Bashkuara. Fillimisht në mënyrë abuzive e drejta për të ndërtuar ju dha një kompanie që rezultoi guaskë, Simfonisë. Simfoni në janar të 2022 pasi u demaskuan gjithë lidhjet ku kunati i Lulzim Bashës ishte administrator te Simfonia, stafi që punonte te kunati i Lulzim Bashës punonte dhe te Simfonia.

Kur doli kjo aferë e madhe me të cilën u blenë dhe zgjedhjet e 25 prillit u vendos të shitej kompania Sinfoni te një kompani që ka shumë pikëpyetje, nuk ka një regjistër tregtar për të parë kush janë investimet, nuk po flasim për kapital. Por kjo kompani e re që ka blerë kompaninë Sinfoni e ka blerë me 100 mijë lekë të vjetra sipas kontratës së shitjes që është depozituar në QKB. Një kompani që ishte me 100 mijë lekë të vjetra dhe i shitet po me 100 mijë lekë të vjetra një kompanie që minimalisht sipas marrëveshjes do të jetë investitore e 2 mld euro të lë shijen e dyshimit, të lë shijen e hidhur se pas kësaj ka edhe një aferë më të rëndë, ajo që është pastrimi i produkteve të veprës penale. Kjo është jashtë transparencës së publikut, është diçka që e vendos me laps dhe letër Kryeministri i vendit.

Sipas saj, SPAK duhet kryesisht të hapë një hetim për një aferë kaq të madhe që për të është baza e një megaskandali, një afere korruptive që do t'ja kalojë incineratorëve.  

Kalaja: Afera e Portit të Durrësit së bashku me Porto Romanon shkon deri në 8 mld euro.

EMISIONET