Aeroporti i Vlorës mbetet 3D, pas shfaqjes në Ditën e Pavarësisë makineritë janë fikur, ngecin punimet

Edhe pse punimet u inauguruan me 28 nëntor të 2021 në aeroportin e Vlorës nuk punon më askush. Banorët e zonës thonë se atje nuk është punuar asnjë ditë ndërsa shprehen mosbesues nësë projekti nga 3 D do të kthehet në realitet.

109-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar kreu i qeverisë Edi Rama e kremtoi nga Vlora, aty ku nisën punimet për aeroportin ndërkombëtar.

Atë ditë gjithçka ishte e organizuar, kamionë e punëtorë qëndronin gati për punë.

Por, më shumë se një muaj pas 28 nëntorit, kjo është pamja në kantierin e ndërtimit.

Makineritë qëndrojnë të fikura, e punëtorët nuk shihen askund.

Banorët e zonës dëshmojnë se aty veç ardhjes së makinerive dhe rrethimit të kantierit, nuk është bërë asnjë punë tjetër.

"Janë vendosur kamionët, shtëpitë e vogla. Janë ca roje atje, nuk ka filluar nga puna akoma."

"Asnjë lëvizje deri sot nga 28 nëntori."

"Punimet zero, nja dy skrepa dhe 3-4 kamionë."

Fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Vlorës janë parashikuar të nisin në 2025, por banorët janë skeptikë në kushtet kur puna ende s'ka nisur.

"Vështirë është, si me dy mendje."

"Ka probleme."

Me kosto prej 104 mln eurosh, aeroporti i Vlorës është parashikuar të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh, ndërsa punimet do të kryhen nga një konsorcium kompanish të kryesuara nga sipërmarrësi kosovar, Behgjet Pacolli.

Aeroporti i Vlorës mbetet 3D, pas shfaqjes në Ditën e

EMISIONET