Adoptimi i fëmijëve nga një çift homoseksualësh? Arbri dhe Dario: Ja pse Shqipëria nuk do të jetë kurrë gati

Adoptimi i fëmijëve nga një çift homoseksualësh?

Dita kundër Homofobisë tashmë është bërë një traditë edhe në Shqipëri. Pavarësisht paragjykimeve dhe kundërshtive të mëdha kundër komunitetit LGBT ka arritur në një formë apo tjetër të flitet për të e të ndryshohet paksa mentaliteti për këtë gjë.

Një ndër debatet që bëhet zakonisht është ai i të adoptuarit fëmijë nga një çift homoseksualësh, ku shumë individë të shoqërisë e kundërshtojnë si nismë e të tjerë edhe e pranojnë.

Për këtë temë dhanë mendimin e tyre dy të ftuarit në D-NIGHT në Rtv Ora, Arbri dhe Dario

Dajana: Arbër dhe Dario pro apo kundër adoptimit të fëmijëve në një çift homoseksual?

Arbër: Po natyrisht që po

Dario: Unë jam po, por jo për në Shqipëri. Unë e kam thënë dhe e them se Shqipëria nuk ka për të ndryshuar. Shqipëria nuk do të jetë kurrë e hapur që një gay, lesbike apo trans të krijojë një familje.

Ne po shikojmë që këtu fëmijët me një çift norma, femër mashkull po çmenden dita-ditës, imagjino neve që do të adoptojmë fëmijë

Arbri: Unë jam pro dhe as që diskutohet. Edhe shkencërisht është e vërtetuar, por e kemi edhe në praktikë prej shteteve të tjera të cilët e kanë të drejtën e adoptimit dhe të gjithë fëmijët janë si duhet të jenë. Shembulli më i mirë është kryeministrja në Finlandë, një vajzë e rritur prej nënës së vet dhe partneres së nënës. Pra nuk ndonjë dallim në mënyrën sesi rriten fëmijët.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET