Adoleshenti merr kallashnikov e karikator me fishekë e niset drejt Shishtavecit

Adoleshenti merr kallashnikov e karikator me fishekë e niset drejt

Një 17 vjeçar është arrestuar pasi është kapur teksa po lëvizte me kallashnikov. Djali po lëvizte në drejtim të Shishtavecit në Kukës.  

Qytetarët kishin njoftuar policinë se adoleshenti po qarkullonte me armë zjarri dhe policia organizoi punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

 Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë, informoi sot policia e Kukësit.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”.

EMISIONET