Tenderat jo më në dorë të ministrave. Arrestimi i bashkëpunëtorëve, Rama: Sukses i reformës në drejtësi

Pasi paralajmëroi se nuk do të lejohen tenderat pa garë, kryeministri Rama ndryshon strategji. Në konferencë e parë të anti-korrupsion deklaroi se tashmë tenderat nuk do ti kenë më në dorë ministrat apo administrata, por do të krijohet një strukturë e posaçme më ekspertizë të jashtme.

Edi Rama: Po përgatisim një fazë për të çliruar administratën nga pesha e madhe e procesit të kontraktimit të fondeve publike përmes tenderave, për të përfshirë ekspertizën e jashtme dhe pse jo edhe kompani ndërkombëtare.

Duke iu referuar rasteve të arrestimeve të deputetëve si Alqi Bllako, ish ministrave si Lefter Koka, Sajmir Tahiri apo kryebashkiakëve dhe ish kryebashkiakeve si Agim Kajmaku apo Fatos Tushe, Rama u shpreh se referoma në drejtësi ka dhënë fryte.

Edi Rama: Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin figura politike të rangut më të lartë. Kush e besonte se do të vinte dita që askush të mos ndihej i paprekshëm. Deputetë do të merreshin në hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë.

E ndërsa ambasadorja e shteteve të bashkuara të amerikës Yuri Kim tha një nëpërmjet fjalës së saj përcolli mesazhin duke u shprehur se SHBA do një Shqipëri si një partner dhe jo si një problem.

Yuri Kim: Ka ardhur koha të bëni vendime të vështira, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si diçka të zakonshme 

Pjesee konferencës u bë edhe përfaqësues nga bashkimi Europine. Në fjalën e saj Michaela Matuella Puna e vështirë e institucioneve të vettingut ka vijuar për të arritur rezultatet që janë kërkuar nga Shqipëria

EMISIONET