Açka: Programi i Ramës, meny ‘qoftehaneje”. 10 rreshta për kulturën me 25 gabime, poezi për faqezinjtë

Deputetja e Partisë Demokratike, shkrimtarja Flutura Açka e nisi fjalimin duke kritikuar faktin që një kuvend i tillë mbahet në dy të natës.

“Ju më thoni parlament por mua më duket horror. Nuk di ndonjë vend europian të ketë parlament në 2 të natës. Sinqerisht nuk kam parë gjëkundi kështu. Sepse kujt po flasim? Shqiptarëve të përgjumur? Karrigeve bosh? Apo vetes tonë që nuk dimë as zërin tonë ta dëgjojmë.

Pastaj u ndal tek ata, deputetët “faqezinjtë e faqezezat’ që janë ulur në Kuvend me paratë e krimit

“ Ka një pjesë që nuk e kanë vendin në këtë sallë. Por do duhej të ishin diku tjetër. Për ata që e kanë kapërcyer këtë prag me sponsorizimin e bandave dhe të krimit apo që kanë vjedhur dhe kanë blerë si Çiçikov shpirtrat e shqiptarëve të varfër. Për ata që kanë firmosur e shembur teatrin kombëtar. Pë rata që vazhdojnë me teatrin absurd edhe sonte këtu kam tjetër lloj përshëndetje. Faqezinj e faqezeza! Hera e parë dhe e fundit që do bashkëpunoj me ju “

Dokumentin ku prezantohet programi i qeverisë e quajti “Meny e qoftehanes”

“Pjesa e kulturës me 10 reshta ka 25 gabime ortografike. Mirë është të bëjmë dhe një polici gjuhësore sepse pas 100 vitesh nëse vazhdojmë kështu nuk do të kemi më gjuhë shqipe. Është turp.

Çfarë shkatërrimi i kemi bërë fjalës që në program.”

Dëshiroi të bënte dhe një sqarim publik për grisjen e votës së kryetares së Kuvendit.

“Si grua nuk do e grisja kurrë atë letër. Kam luftuar për gruan. As si shkrimtare nuk do e kisha menduar ta grisja. Por si politikane meqë jam në këtë hulli do ta përsërisja me të njëjtën bindje sepse zonja që zgjodhëm është investim i kësaj maxhorance ilegjitime. Jam dëshmitare e një fushate të poshtër të egër, të pandershme që e di çdo shqiptar”

Më pas u ndal tek dekretimi.

“12 ministrat bashkë me kryeministrin nuk kanë të drejtë të jenë këtu sepse kanë lëpirë diçka. Kanë hequr presidentin. Presidenti nuk ështe si gjeli i sheqerit që e nxjerr nga xhepi e lëpin dhe më pas e fut prapë. Këta janë përulur i kanë puthur këmbët e duart e kanë shkuar e dekretuar. Kanë moral këta? Unë nuk e gjej dot këtë moral.

Nëse do të ndodhte ajo çfarë ndodhi në Shqipëri me patronazhistët në një shtet europian minimumi që do të ndodhte do të dilte e jashtëligjshme. Ne akoma jemi në teatrin absurd.

Açka vendosi ta mbyllte me disa vargje poezie fjalën e saj në Kuvend.

“Është koha ta ndërroni kostumin shik
Është dita ta kurdisni zemrekun e dhimbjes
Është ora ta vrisni akrepin e ngimjes
Ndaj shpejt, ndërrojeni garderobën e gjakut
Para se gjaku i fundit shqiptar të braktisë Shqipërinë
Demokracia nuk është mbretëri
Që kur të ikni ju do të fiket në zi
Ju nuk jeni Shqipëria, por hiçgjë që do ju fshijë historia
Edhe mua bashkë me ju po të sillem si ju

EMISIONET