Abilekaj: Si do ja bëjmë kur të mos kemi as hero për të shitur dhe as gylenistë për të shkëmbyer me vaksina?

Abilekaj: Si do ja bëjmë kur të mos kemi as hero për të

Analisti, Enton Abilekaj, ka komentuar vizitën e presidentit turk Erdogan në Shqipëri dhe të Presidentit serb në Turqi, si dhe marrëdhënien që Erdogan ka me Ramën dhe Vuçiç.

Sipas tij, Rama dhe Vuçiç janë pashallarë të vendeve respektive që drejtojnë dhe që ti dojë sulltani i Turqisë duhet të binden, e për të merituar dhuratat e tij duhet ti japin çfarë kanë.

Abilekaj: Me siguri Rama nuk e ka pare pritjen qe Erdogan i beri Vuçiç sot, te pakten jo perpara se te bente statusin ne Fb. Po ta kishte pare do ta kishte kuptuar ate qe edhe me i verbuari nga adhurimi per kumbarin politik, edhe me servili ndaj bamiresit elektoral, nuk ka nevoje per shpjegim; nuk ka asgje speciale mes tij dhe sulltanit.

Ai eshte pashai i Shqiperise, ashtu si Vuçiç eshte pashai i Serbise. Qe t'i doje sulltani duhet te binden, qe te marrin dhuratat e sulltanit duhet te japin çfare kane. Edi Rama pervec punimeve me balte, nuk ka çfare t'i jape dhe fut doren tek thesi i perbashket per te fituar zemren e vellait. Per fat te keq thesi i perbashket ka vetem 25 vjet histori lavdie, 500 vjet histori nenshtrimi dhe ca biznese dhe mesues turq qe mund t' i hyne ne pune Erdoganit vetem nese kane vulen "Feto".

Prandaj po e harrojme 17 janarin, po e ndryshojme historine e nenshtrimit per ta bere vellazerim, po grabiten ne rruge qytetaret turq per tu çuar qelite e demokracise se kercenuar nga grushti i shtetit dhe po mbyllen bizneset e puçisteve qe çuditerisht rezultojne te parregullt.

Kur te mos kemi as hero per te shitur, as histori per te ndryshuar dhe as gyleniste per te shkembyer me vaksina, spitale dhe xhami, si do ia bejme?

EMISIONET