A po e luan lojën e Lulzim Bashës? Bardhi: E kam takuar disa herë pas dorëheqjes por s'kemi folur më shumë se 5 min për politikë

Gazment Bardhi ka sqaruar raportet e tij me Lulzim Bashën pas dorëheqjes si kryetar i PD.

I ftuar në Ora News me gazetarin, Everest Dedaj, Bardhi thotë se qëndrimet e tij janë ato çka ai beson vërtetë dhe kështu ka qenë marrëdhënia edhe në kohën kur ishte Sekretar partie dhe Basha kryetar.

Bardhi shtoi se ka pasur disa takime me Bashën pas dorëheqjes por se diskutimet mbi zhvillimet politike nuk kanë zënë më shumë se 5 minuta në bisedat e tyre.

A ka sot Lulzim Basha, një deputet i thjeshtë i PD, ndikim të drejtëpërdrejtë te Gazment Bardhi në qëndrimet që mban?

Bardhi: Ju siguroj që jo tani por edhe në tre vitet e mia si Sekretar i Përgjithshëm zoti Basha…

Këtë pak kush e beson.

Bardhi: Nuk ka rëndësi, unë po them kush është e vërteta.

Po flasim nga 6 marsi e në vazhdim.

Bardhi: Shumë gjëra që thuhen dhe janë të vërteta nuk besohen. Përgjithësisht besohen shpifjet dhe balta. Unë po them një të vërtetë. Gjithmonë bëj veprime të cilat i besoj. Nëse besoj në diçka e bëj. Mund ti duket shumë e çuditshme edhe shumicës së njerëzve por nëse mua më duket e arsyeshme dhe unë besoj te ajo gjëja e mbroj deri në fund. Kjo ka qenë dhe marrëdhënia dhe raporti institucional që unë kam pasur me kryetarin e partisë.

A po e luan lojën e Lulzim Bashës?

Bardhi: Që nga dorëheqja e zotit Basha si kryetar partie mund të jem takuar disa herë me të dhe më beso se për politikë nuk kemi konsumuar më shumë se 5 minuta bisedë.

EMISIONET