A mbahet një parti me shpresën te Gjykata?Ja si përgjigjet Bardhi

A mund të mbahet një parti politike me shpresën e një vendimi gjykate?

Kësaj pyetje i dha përgjigje Gazment Bardhi. Për Ora News ai thotë se nga Apeli presin të njohë kush janë institucionet legjitime të PD.

Bardhi: Nuk është çështje as selie as vule. Vendimi gjyqësor njeh kush janë institucionet legjitime brenda partisë por është e pamjaftueshme për të forcuar PD. Në momentin që gjykata certifikon kush janë institucionet legjitime të partisë këto kanë vetëm një detyrim: Të bëjnë realitet atë që i ofruan Sali Berishës, platformën e bashkimit të hartuar nga shumica dërmuese e grupit parlamentar që për fat të keq u refuzua nga Berisha, ta bëjnë realitet në mënyrë të sinqertë. Rrugë tjetër për PD nuk shikoj. Nëse Berisha do ti shkojë të vetes deri në fund del e qartë ajo që kemi thënë, nuk mendon për interesin e demokratëve dhe PD.

EMISIONET