A kemi pasur 28 mijë dëshmorë? Historianët tregojnë shifrën e saktë: Ishte propagandë e regjimit

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në Ora News, profesori Afrim Krasniqi tha se Shqipëria nuk ka pasur dëshmorë në fillim sepse jemi futur shumë vonë në luftë.

Ai shtoi se shifra prej 28 mijë dëshmorësh është një qasje propagandistike e regjimit komunist, ndërsa shtoi se shifrat reale janë shumë larg këtij numri.

Krasniqi: Nuk kemi pasur dëshmorë në fillim sepse jemi futur shumë vonë në luftë. Ne trajtojmë këtu shqiptarët dhe jo vetëm Shqipërinë, sepse në Kosovë situata ishte shumë më ndryshe. Ndërkohë që pas luftës kishte një rilexim ndryshe të situatës për nevoja politike.

Nevojat e afirmuara të regjimit ishin për tu paraqitur si një vend me dëme shumë të mëdha pas luftës 1 milionë banorë që bën luftë ka pasoja të mëdha. Pasoja më e madhe e luftës nuk janë vetëm dëshmorët dhe pasojat ekonomike, por hendekut që u krijua mes armiqve dhe shqiptarëve të mirë, që na ndau për 25 vite. Propaganda ka krijuar mite dhe ka gjetur kudo luftë. Shifrat zyrtare që ne kemi gjetur janë shumë lart retorikës komuniste.

Ndërsa historiani Hasan Bello gjatë debatit në studio, duke iu referuar edhe botimit të fundit të Institutit të Historisë dha një shifër sa dëshmorë kanë qenë realisht.

Hasan Bello: Janë rreth 3600 dëshmorë.

EMISIONET