A ka nevojë për promovim Saranda? Gurma: E mira s’ka fund, por...

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë në emisionin “Ora Verore”me gazetarin Ronaldo Sharka, i pyetur nëse Saranda ka nevojë për promovim, është shprehur se e mira asnjëherë nuk ka fund.

Por megjithatë sipas tij, Saranda ka rritur në ato nivele që është e promovuar edhe për shkak të  bukurive natyrore

“Të vjetrit thonë se e mira nuk ka fund, por megjithatë them se Saranda ka rritur në ato nivele që është e promovuar edhe për shkak të  bukurive natyrore, diellin, detin, rërën e mirë. Njerëzit e Sarandës, komuniteti i Sarandës dhe gjitha aktorët që ofrojnë turizëm ju del për detyrë që ta çojnë akoma më lartë imazhin e Sarandës me punën e tyre, por edhe me shërbimet. Saranda duhet t’i ketë dyert e hapura në të gjitha stinët e vitit.”

EMISIONET