A ka fluks të pronave? Rusi: Të huajt po tregojnë interes për pronat shqiptare, i shikojnë si mundësi investimi

Besard Rusi ekspert i pasurive të paluajtshme gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj folli rreth tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Rusi  u shpreh se vitet e fundoit ka pasur rritje të vazhdueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme por dhe kërkesa ka qenë e lartë madje dhe të huajt po tregojnë interes për pronat shqiptare.

Besard Rusi: Dhjetë vitet e fundit ka pasur rritje të vazhdueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme. Rritja e parë erdhi pasi ndërtimet e reja janë e një cilësie më të lartë. Rritja e disa taksave për ndërtimin para 4 a 5 vitesh. Forcimi i lekut kundrejt euros përkthehet në rritje të çmimit të pronës. Gjithashtu prona është vlerësuar si diçka më e sigurtë se investimi në sfera të tjera.  

Sa i përket preferencave nga tregu Rusi u shpreh se më të kërkuara janë apartamentet me sipërfaqe të vogël.

Besard Rusi: Tregu preferon apartamentet me sipërfaqe më të vogël kemi një rënie të sipërfaqeve të pronave. Duke u rritur çmimi kosto është më e lartë për një familje dhe është gjetur zgjidhej duke marrë prona më të vogla. Dhe familjet tashmë janë më të vogla në numër.

Sa u përket mundësive për të blerë një shtëpi ai u shpreh se kredia hipotekore e mundëson një gjë të tillë por më problematike është pjesa fillestare që duhet derdhur 20% e shumës totale.

Besard Rusi: Në Tiranë janë çmimet më të larta por bregdeti Dhërmiu, Jala janë me çmime që mund të jenë shpesh dhe më shtrenjtë se në Tiranë. Dhe qytetet e tjera pas një periudhe pauze kanë filluar një shitje.  Blerja e shtëpisë është incestim i madh. Një kredi hipotekre mundësia për blerje është e realizueshme. Ka dhe investim në periferi të tiranës që ofrojnë mundësi. Më problematike është pjesa fillestare që duhet derdhur 20% e pjesës totale. Kredidhënia në prona është një nga kredit që japin më lehtë në bankat në Shqipëri.  Gjithashtu të huajt po tregojnë interes për pronat shqiptare i shikojnë si mundësi investimi.

 

EMISIONET