A janë penduar Arbri dhe Dario që e shprehën publikisht orientimin e tyre seksual?

A janë penduar Arbri dhe Dario që e shprehën publikisht

Të jetosh një jetë të dyfishtë vetëm për hir të paragjykimeve apo bullizimeve që mund të të bëjë shoqëria për orientimin seksual do të ishte e papranueshme. Kështu u shprehën dy të ftuarit e mbrëmjes së kaluar në D-NIGHT në Rtv Ora.

Ata janë Arbri dhe Dario ku jetën e tyre kanë zgjedhur t’a jetojnë siça ata duan duke pranuar hapur orientimin e tyre seksual e duke përcjellë edhe tek të tjerët mënyrën sesi e shikojnë jetën dhe planet për të ardhmen.

Dajana: Gjëja më e çuditshme që keni dëgjuar për veten tuaj? Qoftë ofendim, kritikë, koment
Arbri: Jo asnjëherë nuk kam patur një gjë të tillë
Dario: Janë shumë {qesh}, por gjëja më e çuditshme ka qenë kur unë kam dalë hapur dhe dëgjova se Darion nuk e mbështet familja apo e kanë nxjerrë jashtë, ndërkohë unë ndodhem në shtëpinë e familjes

Dajana: Jeni ndjerë të bullizuar? Nga kush më shumë? Si keni reaguar?
Arbri: Jo unë jo
Dario: Unë po dhe jo vetëm unë, por çdokush bullizohet në ditët e sotme dhe varet se për çfarë, por ne e kemi pak më të vështirë
Dajana: A keni menduar ndonjëherë të largoheni nga Shqipëria?
Arbri: Jo asnjëherë
Dario: Po, po sa më shpejt
Dajana: Jeni të dashuruar?

Arbri: Jo për momentin jam vetëm dhe nuk jam në kërkim të një gjëje të re. Gjërat shkojnë e vijnë vetë

Dario: JO jam super single dhe jam rehat me veten dhe dua t’i përkushtohem karrierës. Jam vetëm se nuk besoj më askënd dhe dua të shijoj jetën time, pastaj vjen vetë dashuria.

Dajana: Sipas mendimit tuaj a ka shumë individë që kanë orientim ndryshe seksual dhe nuk e shfaqin?
Arbri: Po ehuuu sa të duash, pothuajse të gjithë
Dario: Po gjithandej
Dajana: Jeni penduar ndonjëherë që e shprehët publikisht orientimin tuaj seksual?
Arbri: No never
Dario: Jo kurrë
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

 

EMISIONET