A është Partia e Lirisë për 6 dhjetorin?Mehmetaj: S'besoj se liderët e BE presin të gjejnë Zvicrën në Shqipëri

Partia e Lirisë nuk ka ende një qëndrim zyrtar nëse do ti bashkohet protestës së PD-së të thirrur me 6 dhjetor.

Por Kejdi Mehmetaj, anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë, në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se kjo strukturat drejtuese të kësaj parti do të dalin me një vendimmarrje për këtë.

Në gjykimin e saj, fakti që protesta përkon me samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë nuk do të thitë asgjë.

"Niveli më i lartë i demokracisë së një vendi duket atëherë kur qytetarët janë të lirë për të protestuar. Nuk mendoj se përfaqësuesit e këtyre qeverive kur të vijnë në Shqipëri mendojnë se do të gjejnë Zvicrën. Nuk ka asnjë problem nëse në ditët që ata janë këtu, qytetarët vazhdojnë axhendën e tyre. Nuk mendoj se ka asgjë më të rëndësishme për të cilën duhet të flitet në këtë moment se porti i Durrësit, këtë aferë korruptive" tha ajo.

EMISIONET