A duhen hapur shtëpitë publike në Shqipëri? Lekatari: Nuk është momenti, do të shtohej dhuna

A duhen hapur shtëpitë publike në Shqipëri? A është gati vendi ynë për hapjen e shtëpive publike?

Zhaklina Lekatari, thotë për emisionin Ditë e Re të transmetuar në Rtv Ora, me moderatorë Arjon Muça dhe Arjola Shehu, se vendi ynë nuk është ende gati për hapjen e shtëpive publike, duke përmendur se fillimisht duhet dekriminalizuar prostitucioni, duhen bëre studime për të mbledhur të dhëna për qytetarët shqiptarë.

A duhen hapur shtëpitë publike në Shqipëri? Lekatari: Nuk

"Parimisht jam pro, por për momentin jam kundër hapjes së shtëpive publike në Shqipëri.  Nuk kemi studime, nuk kemi të dhëna, nuk kemi studime. Duke mos pasur të dhëna ne nuk bëjmë dot strategji të dedikuara, për te zgjidhur problemet shoqërisë që kemi. Hapja e shtëpive publike në Shqipëri, për momentin, nuk është rruga e duhur.

Nuk kemi të dhëna dhe nuk e dimë saktë nëse njerëzit shqiptar kanë devijanca (shije seksuale të deformuara), kanë parafili, kanë sëmundje mendore , a janë të frustruar seksualisht, apo  janë potentë seksualë. Ne nuk e dimë realisht se çfarë problemesh kanë shqiptarët.

Nuk fillohet direkt te hapja e shtëpive publike, fillohet me dekriminalizimi i prostitucionit, pra nga ana ligjore, të mos dënohet prostituta. Siç ndodh në Suedi, ku nuk dënohet dhënia e shërbimit, por dënohet marrja e shërbimit", thotë Zhaklina.

Lekatari, shpreh shqetësimin e se në rast se hapen shtëpitë publike në vendin tone, dhuna nuk do të ndalet.

"Dhuna do shtohet më shumë nëse hapim shtëpitë publike, sepse në vendin tonë kemi mentalitet patriarkal, ku burri mendon se e zotëron gruan. Sa herë që ne ofendojmë një grua, përdorim seksualitetin."

EMISIONET