A do të bashkëpunojë me Ramën? Meta: Vetëm me ata që punojnë për sovranitetin e vendit

Në një konferencë për mediet, presidenti Ilir Meta i pyetur për bashkëpunim më Ramën u shpreh se bashkëpunon vetëm me ata që punojnë për sovranitetin e vendit.

Ai tha se për këdo që kërkon të bashkëpunojë me Ilir Metën me 25 Korrik kam vetëm një kusht; që Kushtetuta të ndryshohet vetëm me referendum.

Meta: Asgjë nuk është e rastësishme nëse i shohim në vijimësi këto procese që kanë ndodhur. Të gjithë ata që do punojnë për sovranitetin e vendit tonë unë do bashkëpunoj. Për këdo që kërkon të bashkëpunojë me Ilir Metën me 25 Korrik kam vetëm një kusht.

Një kusht kam unë për bashkëpunim: Kushtetuta ndryshohet vetëm me referendum. Kushtetuta e ndryshuar brenda ditës na solli te ky parlament që nuk ua dimë as emrat. Nuk e di kush është individualiteti i tyre. A thua se janë deputetët se kanë disa të drejta më shumë. Të gjitha këto janë vetëm justifikime që tregojnë sa rëndë është cenuar sovraniteti i qytetarëve. Nuk pranon Edi Rama referendume. Ai pranon vetëm këshillimet që bën vetë.

EMISIONET