A do rishikohet projekti i aeroportit të Vlorës? Ministrja Kumbaro: Eshtë vetëm në fillim

Edhe pse punimet u inauguruan me 28 nëntor të 2021 në aeroportin e Vlorës nuk punon më askush. Banorët e zonës thonë se atje nuk është punuar asnjë ditë ndërsa shprehen mosbesues nësë projekti nga 3 D do të kthehet në realitet.

Ndërkohë në progres raportin e KE-së u shpreh shqetësimi se aeroporti dëmtonte Faunën por dhe organizatat mjedisore janë shprehur kundër

Por a do ta rishikohet projekti i ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro iu shmang pyetjes duke thënë se të gjithë hapat që janë ndërmarrë deri tani janë bërë me konsultimin e ekspertëve.

“Në të gjithë muajt e fundit të 2021 kemi pasur një proces të gjatë që është zhvilluar me dëgjesa publike dhe ekspertiza të grupeve të ndryshme të ekspertëve që kanë prodhuar raportet që kanë qenë pjesë e dëgjesave publike.

Është proces në vazhdim në çdo hap kemi respektuar çdo procedurë të ligjeve. Projekti është vetëm në fillim është proces që do të vijojë në etapat “ 

A do rishikohet projekti i aeroportit të Vlorës? Ministrja Kumbaro:

Me kosto prej 104 mln eurosh, aeroporti i Vlorës është parashikuar të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh, ndërsa punimet do të kryhen nga një konsorcium kompanish të kryesuara nga sipërmarrësi kosovar, Behgjet Pacolli.

A do rishikohet projekti i aeroportit të Vlorës? Ministrja Kumbaro:

EMISIONET