77 vota pro dhe 53 kundër, parlamenti votëbeson qeverinë "Rama 3" pas 20 orëve diskutim

Me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim, dhe pas më shumë se 20 orësh debate dhe diskutime, Kuvendi i Shqipërisë votoi në orët e para të së premtes (17 shtator) Qeverinë “Rama 3”.

Sapo Rama do fillonte fjalimin e tij përmbyllës deputetët e opozitës me në krye kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha u larguan nga salla.

Teksa kërkoi për herë të fundit votat e deputetëve, Rama iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me programin e qeverisë.
Sinkr 1 Rama: programi do të jetë i realizueshëm

Kryeministri bëri dhe ofertën e parë për dialog me opozitën.

"Sidoqoftë kjo është zgjedhja e tyre, ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha. Patjetër jemi gati ta diskutojmë reformën territoriale, por ne kemi një qëndrim krejt të kundërt. Ne mendojmë se duhet të ketë më pak bashki, jo më shumë.

Ajo që ne duhet të bëjmë është të ulemi dhe të ballafaqojmë argumentet. Mbase ne i bindim ata, mbase ata na bindin ne. kjo bëhet mes dy palëve, nuk bëhet thjeshte duke thënë juve nuk ju njohim dhe po ikim në popull. "

Pas këtyre deklaratave, Kuvendi kaloi në votimin e kabinetit dhe programit të qeverisë “Rama 3”

Seanca parlamentare filloi të enjten *16 shtator) në orën 10:00 dhe u mbyll të premten në orën 06:37 të mëngjesit. Pas votëbesimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në Samitin e OKB-së

Pas votimit pritet që qeveria të betohet te Presidenti Ilir Meta.

EMISIONET