69 vetëvrasje në 7 muaj, sociologia tregon shkaqet dhe disa këshilla

Situata ekonomike dhe ajo shoqërore shkaktojnë trauma të rënda deri edhe në vetëflijim. Janë 69 persona që kanë bërë aktin ekstrem në këtë vit, teksa shqetësues është fakti se janë regjistruar mjaft raste të të rinjve.

Një 48 vjeçar nga Prrenjasi dhe një vajzë 25-vjeçare nga Durrësi ndërmorrën këtë javë të dytë të gushtit aktin ekstrem të vetëflijimit.

Sipas të dhënave të Policisë së Shtetit rezulton se në 7 muaj i kanë dhënë fund jetës 69 persona.

Në tre vitet e fundit numri i vetëvrasjeve sipas Institutit të Statistikave ka ardhur në rënie por fenomeni mbetet shqetësuese veçanërisht te moshat e reja.

Sociologët thonë se shkak janë problemet me natyrë ekonomike, sociale apo psikologjike.


Entela Binjaku: “E përbashkëta është që të gjithë mbeten të shënjuar: Pse e bëri? Si ka mundësi që nuk e kuptova? Tregon se shpesh herë individët janë të mbyllur, të izoluar apo tërësisht të vetmuar me humbjen e shpresës dhe nuk e ndajnë me të tjerë. Sikundër mund të ndodhë dhe si rezultat I çrregullimeve të shëndetit mendor”

Entela Binjaku thotë se të rinjtë kryesisht i rëndon pasiguria për të ardhmen.

Entela Binjaku:  “Nga njëra anë janë impulsiviteti dhe dëshirat e moshës dhe nga ana tjetër mungesa e shpresës për përmbushjen e këtyre dëshirave, sikundër mund të jetë dhe një lloj depresioni që jetojnë të rinjtë.

Është e vështirë të kuptosh një person që mendon t`i jap fund jetës por sugjerohet më shumë vëmendje ndaj atyre që mbyllen në vetëvete apo shfaqen të dëshpëruar.

Entela Binjaku: “Tu qëndrojnë pranë. Tu flasin sa më shumë. Tua ç’bëjnë murin e dëshpërimit. Sa më shumë ti komunikojmë dhe të mos u lejojmë që të ndihen të vetmuar”

Sipas të dhënave të INSTAT vitin e shkuar vetëvrasjet zinin 0.7% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve.

EMISIONET