35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shqipëri

35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shqipëri

Më 26 mars të vitit 1990 u zhvillua protesta e parë antikomuniste në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar e kujtoi sot këtë ngjarje, e cila ndodhi në qytetin e Kavajës.

Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe një sërë ndryshimesh radikale politike, që ndodhën në vitet 1989-1990 në Bllokun Lindor kanë patur ndikim edhe në jetën politike shqiptare.

Protesta e parë kundër regjimit komunist në vend, erdhi si pasojë e ngjarjeve të një dite më parë, më 25 mars 1990, në stadiumin “Besa” gjatë ndeshjes Besa-Partizani, ku shumë të rinj shpërthyen në thirrje kundër regjimit komunist. Gjatë kësaj proteste u arrestuan shumë të rinj.

Më 26 mars 1990 një numër i madh njerëzish iu drejtua rajonit të policisë me thirrjet “Lironi shokët tanë”, “Poshtë diktatura”, “Liri, Demokraci”. Kjo protestë i hapi rrugën zhvillimeve të reja në vend.

EMISIONET