Shqipëri-Kosovë në Vlorë/ Krerët e dy vendeve, së bashku në ceremoninë e 110 vjetorit të Pavarësisë
Drejtuesit e Tiranës dhe Prishtinës u bënë bashkë edhe në Vlorë për 110 vjetorin e pavaresisë . Nga sheshi i flamurit Presidenti Begaj, e konsideroi pavarësinë e vendit si një vepër e sakrificave të shqiptarëve. Ai bëri thirrje për angazhim më të forte fortë të Shqipërisë në mbëshetje ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.
U bënë bashkë edhe në Vlorë. Pas Kuvendit në Tiranë, Shqipëri e Kosovë, kremtuan festen e flamurit në Vlorën e Ismail Bej Qemalit.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe homologia e tij e Kosovës, Vjosa Osmani, vendosën kurorat me lule në monumentin e pavarësisë në Vlorë.
Në ceremoni ishin dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla dhe Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca.
Edhe Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryen homazhet e tyre në ditën e pavarësisë.
Kreu i shtetit i uroi shqiptarët për festën e flamurit duke theksuar se pavarësia mbetet një vepër e madhe e sakrificave të popullit Shqiptar.
“Historia jonë kombëtare, është histori luftërash e sakrificash të paepura për liri, është histori përpjekjesh të pafundme për dije e progres, është histori e një populli që dashurinë për tokën dhe atdheun e ka mbi gjithçka. Ngritja e flamurit në Vlorë, nuk ishte një akt i veçar i nje grupi atdhetarësh, as dhuratë apo produkt i konjukturave dipllomatike,” tha Bajram Begaj.
Presidenti foli dhe për përkrahjen ndaj Kosovës. Shqipëria, tha ai, duhet të jetë zëri i saj në arenën ndërkombëtare dhe mbështetëse, në udhëtimin e saj euroatlantik.