E PAZAKONTE/ Gjithë fshati dëshmitar për OFL-në, 240 banorë thirren në procesin e SPAK

240 banorë të fshatit Kozare në Berat janë thirrur dëshmitarë në Gjykatën e Posaçme për tu pyetur në procesin ndaj Bektash Shtëpenjës i cili është hetuar në kuadër të operacionit forca e ligjit. Prokuroria ka kërkuar t’i sekuestrohen dy shtëpi dhe një automjet pasi djali i tij rezulton i dënuar jashtë vendit, por banorët e fshatit thonë se Shtëpënja u ka punuar tokat me autokombajnë dhe e kanë paguar në dorë pasi nuk janë të pajisur me NIP-te. Ndonëse akti normativ i qeverisë për OFL-në ka përfunduar së funksionuari, pasojat e tij vijojnë në Gjykatën e Posaçme, ku proceset e nisura dy vite me parë nuk kanë përfunduar ende.

Dëshmitarë nga rrethe të ndryshme të vendin paraqiten për të dhënë dëshmi në lidhje me pronat e sekuestruara për të cilët SPAK kërkon konfiskim.

Një proces i pazakontë është zhvilluar edhe këtë të mërkurë ku për të provuar se pronat i ka me pune të ndershme, një subjekt ka sjellë në gjykatë për të dëshmuar të gjithë fshatin.

240 banorë të Kozares në Kuçovë janë thirrur për të dëshmuar në gjykatën e posaçme në procesin ndaj Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombajnë që korrte grurin në fshatin Kozare.

Institucionet ligjzbatuese dyshojnë se ai ka pasuri të krijuara me paratë e dhëna nga i biri, i cili rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. Hetimi është zhvilluar për dy shtëpi dhe një makinë për të cilat SPAK kërkon konfiskimin.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL-në për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga një autokombajnë, të cilën e punon prej vitit 1991 si privat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës dhe për të vërtetur ketë ai ka sjelle për të dëshmuar 240 bujq nga të cilët deri tani kanë dëshmuar 120.

Dëshmitaret kanë thënë se kanë korrur grurin me autokombajnën e Bektashit dhe paratë ia jepnin në dorë pasi nuk kanë qenë të pajisur me NIPT.

Procesi do të vijojë me dëshmi të tjera ndërsa ne fund gjykata do të vendosë nëse do te pranojë kërkesën e prokurorisë për konfiskim apo do ta rrëzojë atë.

Vetë Bektashi nuk është paraqitur në këtë seancë, me argumentin se kanë qenë duke korrur grurin në fshat. Megjithatë ai ka theksuar se pasuritë e tij janë të ligjshme dhe se nuk ka kryer aktivitet kriminal.

E PAZAKONTE/ Gjithë fshati dëshmitar për OFL-në, 240

EMISIONET