27 VIKTIMA NGA KRIMI NE 7 MUAJ/ Ngjarjet mafioze pa autor, policia mbledh vetem provat

Policia e shtetit është përballur në këtë 7 mujor të parë të vitit 2022 me 24 krime ku janë regjistruar 27 viktima. Nga policia kriminale janë zbardhur vetem ato ngjaret të cilët nuk kishin prapavije mafioze. Për ngjarjet kriminale policia thote se po punon për dokumentin e tyre.

Në 7 muajt e parë të këtij viti në vëndin tonë janë regjistruar 24 vrasje me 27 viktima. Krimet në familje zënë numrin më të vogël dhe thuajse në të njëjtat shifra janë për shkaqe banale. Por më shqetësuese janë atentatet mafioze.

Policia kryesisht ka zbardhur dhe arrestuar rastet të cilët nuk kanë prapavijë mafioze. Për këto të fundit duket se humbja e gjurmëve sjell vështirësi të identifikimit të autorëve që edhe sulmet i bëjnë të maskuar apo duke përdorur edhe mjete me targa të falsifikuara

Edhe këtë vit qyteti i cili është përballur me kriminalitetin është Shkodra. Në këtë qark përveç problemit të kanabizimit në pjesën malore policia ëshë përballur edhe me 6 vrasje nga fillimi i janarit. Pas Shkodrës në qytetin e Fierit janë regjistruar 5 ngjarje e më pas kryeqyteti që numëron 4 vrasje.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Policia e shtetit ende nuk ka asnje emër si përgjegjës për vrasjen Erion Çeles të ndodhur më 4 janar 2022.

Në atë kohë persona të pa identifikuar u afruan më një mjet benz ku hapën bresheri të një lokal në zonën e Dom Boskos, duke lënë të vdekur Çelen dhe duke plagosur 4 të tjerë.

Pak muaj më vonë vrasja e Iljaz Calit (4 prill 2022)  shkundi edhe një herë policinë e Tiranës. Cali u qëllua me bresheri në autostradën Tiranë Durrës kur ai po shkonë të banesën e tij në Rinas.

E filmuar nga kamerat e sigurisë dhe e ndodhur në mes të ditës ende policia nuk po gjen autorët që ekzekutuan Nazmi Dandullën.  (12 prill 2022)

Po ashtu të pa zbardhura janë edhe ngjarja e Aleksander Sadikaj ku në mjetin e tij u vendosën një sasi lëndë plasesë që i mori jetën.

Tragjedia e Fushe Krujes me 3 viktima Brilant Martinajt, Diklen Vatës e Besmir Hoxhës, (17 korrik 2022) mbetet ende pa autor. Pa persona përgjegjes është edhe dhe vrasja e Klisman Preçit dhe plagosja e Ylli Brahimit në Milot më 22 korrik 2022.

EMISIONET