Rihetimi për “21 janarin”, prokuroria: Dosja në polici nga 2021, kasetën po e verifikojmë ne

Prokuroria e Tiranës ia hodhi topin policisë për dosjen e "21 janarit", duke theksuar se materialet janë dërguar në policinë e Tiranës prej vitit 2021 për zbardhjen e ngjarjes. Pas njoftimit të Ulsi Manjës për kallëzim në SPAK, Prokuroria tha se tashmë ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për audio-regjistrimin e publikuar ditët e fundit.

Rihetimi për “21 janarin”, prokuroria: Dosja në polici nga

Prokuroria e Tiranës reagoi me një deklaratë pak minuta pas  deklarës të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja në lidhje më kallëzimin në SPAK për "21 janarin".

Institucioni i akuzës ia kaloi topin policisë në varësi të ekzekutivit.

Në deklaratë theksohet se hetuesit tashmë janë ngarkuar për të verifikuar audio-përgjimin, i cili është bërë publik në media ditët e fundit.

Por prokuroria e Tiranës sqaron se në datën 18 prill 2012, është vendosur ndarja e procedimit penal dhe dërgimi për gjykim në Gjykatë i materialeve për të pandehurit Ndrea Predi i akzuar për vrasjen e Faik Myrtaj dhe të pandehurit tjeter Agim LIupo i akuzuar vrasjen Hekuran Dedës e Ziver Veizit, si dhe plagosjen e e 3 personave të tjerë.

Prokuroria thotë se ana e policisë gjyqësore u kryen të gjithë veprimet e nevojshme hetimore, por nuk u bë e mundur që të identifikohet se cilët janë personat që kanë vrarë shtetasit Aleks Niken dhe Hekuran Dedën.

Për këto dy ngjarje, gjykata shpalli të pafajshëm gardistin Agim Llupo.

Në këto kushte, kur janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe autori i veprës penale nuk njihet, dhe me vendim të datës 28 shkurt 2020, prej Prokurorëve të çështjes është vendosur që hetimet të pezullohen duke i kaluar aktet për ndjekje të mëtejshme në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Në vitin 2021 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit Aleks Nika dhe Hekuran Dedës.

Pas rihapjes së dosjes, Prokuroria thotë se procedimi është dërguar në policinë e Tiranës për zbulimin e autorit, ku grupi i hetimit u ka lënë oficerëve një sërë detyrash me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

EMISIONET