"21 janari" Familjarët e 4 të vrarëve kërkojnë drejtësi, Rama i çon te vila e Enverit

Kryeministri Edi Rama dhe familjarët e 4 protestuesve që u vranë në protestën e 21 janarit kanë kryer homazhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Nën reshjet e shiut i shoqëruar nga familjarët e e Ziver Veizi, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, Rama vendosi karafila në vendin u vranë 4 protestuesit.

Edhe 11 vite pas protestës së organizuar nga opozita e asaj kohe, familjarët kërkojnë drejtësi.

“11 vite janë shumë dhe deri zot nuk ka funksionuar drejtësia. Politikisht dhe juridikisht ka qenë e varur nga PD. Presim nga drejtësia e re. Kemi bindje që çështja do kalojë në SPAK” tha xhaxhai i Aleks Nikës.

Ana e cila ka humbur të atin tregon se edhe pse kanë kaluar 11 vite dhimbjen e përjeton si herën e parë.

Homazhet i përmbyllën në vilën qeveritare, ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha së bashku me familjen e tij.

 

Reagimin e vetëm Rama e bëri në rrjetet sociale. Me foton e karafilave të kuq, tashmë simbol i viktimave të 21 janarit. “me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi.” Shkruan Rama..

Në protestën e 11 janarit 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. 

Partia Socialiste, atëherë në opozitë akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin, dhe ministrin e Brendshëm. Vendi në atë kohë ishte nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe Garda e Republikës nga aty ku u qëllua ndaj 4 qytetarëve që mbetën të vdekur ishte nën komandën e Ndrea Prendi.

"21 janari" Familjarët e 4 të vrarëve

"21 janari" Familjarët e 4 të vrarëve

EMISIONET