“21 janari” Deputeti: Turp për drejtësinë e shkuar, SPAK të merret me këtë çështje
Arben Pëllumbi deputet i PS në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me ngjarjen e 21 janarit ku 4 persona mbetën të vrarë në bulevard teksa protestonin paqësisht.
Sipas deputetit socialist “është një turp i madh për drejtësinë e shkuar që kjo ngjarje u konsiderua si vrasje nga pakujdesia apo vrasje pa autor”.
Sakaq ai thotë se “Audiopërgjimi që ka dalë hedh dritë mbi atë që ka dalë gjatë gjithë këtyre viteve”.
Arben Pëllumbi: Ne mendojmë që është një turp i madh për drejtësinë e shkuar që kjo ngjarje u konsiderua si vrasje nga pakujdesia apo vrasje pa autor. Dhe në dritën e vraseve të reja që kanë dal së fundmi ne besojmë që drejtësia e re të rihetojë çëshjten nga maja poshtë që me kosiencë të plotë dhe me urdhëra të drejtëpërdrejta kanë gjuajtur ndaj njerëzve të pafajshëm. Audiopërgjimi që ka dalë hedh dritë mbi atë që ka dalë gjatë gjithë këtyre viteve.
Sipas Pëllumbit “SPAK po fillon të fitojë besimin qytetarëve dhe duhet të merrët me hetimin e kësaj çëshjte”.
Arben Pëllumbi: Sot përmes Ministrit të Drejtësisë kemi dorëzuar kallëzim në SPAK. Kjo është një lëvizje e fundit nga ana jonë. Duke qenë se Prokuroria e Tiranës vazhdi të bënte lojëra ping-pongu ndaj prokurorësh të cilët i rrëzonte vettingu, SPAK po fillon të fitojë besimin qytetarëve dhe duhet të merrët me hetimin e kësaj çëshjte. Ne do ti kujtojmë gjihtmonë por drejtësia duhet të thotë fjalën e vetë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.