“2 milionë lekë një varr” Skandali me varrezat e Tufinës, ja kush janë 8 të arrestuarit dhe 2 të kërkuarit

“2 milionë lekë një varr” Skandali me varrezat e

Njësia e krimit ekonomik në Prokurorinë e Tiranës ka kryer një operacion për akuzat e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës.

Mësohet se deri më tani janë ekzekutuar 9 masa arrestimi dhe mes të arrestuarve ka edhe punonjës të Bashkisë Tiranë.

Kështu, në pranga ka rënë edhe drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini lidhur me sigurimin e një vendi në varrezat e kësaj zone.

Mësohet se drejtori i këtyre varrezave edhe në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 deri në 2 milionë lekë për një vend në varreza.

Deri më tani janë ekzekutuar masa e arrestit për 10 persona ndërsa janë në kërkim edhe 2 të tjerë nga autoritetet. 

Të arrestuarit:

Eljodor Ndini 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

Xhemal Mena 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Latif Shehu 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës";

Gazment Daja 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike";

Bujar Lica 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Alban Ajazi 28 vjeç, për veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

Endrin Milla 37 vjeç, për "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

Fatjon Gjonaj 24 vjeç, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit Roza Ndoj 44 vjeçe dhe Juliaj Çuka 31 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Shaqir Nika dhe Fabjon Gjonaj.

EMISIONET