1.5 milionë euro për Detin me Greqinë, për hartimin e marrëveshjes u përdor fondi rezervë

Në vitin 2021 qeveria shqiptare ka dhënë rreth 1.5 milionë euro për hartimin e marrëveshjes për të dërguar çështjen e detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare. Ministria e Financave ka zbuluar vendimin e qeverisë, por dhe akordimin e shumës nga fondi rezervë i shtetit, pa dhënë detaje se cila kompani i ka marrë. Për këtë çështje edhe ish presidenti ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë për ndarjen e detit kanë mbetur në një pikë të paqartë ku palët deri më tani kanë bërë të ditur se do ti drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare për ti dhënë zgjidhje vendosjes së pikave të kufirit.

Edhe pse nga grupi negociator i cili ka marrë plotfuqishmërinë në vitin 2018, ka pak të dhëna, qeveria shqiptare ka bërë hapa konkret.

Sipas të dhënave nga buxheti faktik në vitin 2021 janë 143.5 milionë lekë, ose 1.2 milionë euro që janë shpenzuar për miratimin e kontrates me objekt konsulence për hartimin e projektmarrëveshjes që do të lidhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë, për referimin e çështjes se kufizimit të zonave detare pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Fondi i ka kaluar Ministrisë së Punëve të Jashtme me vendim të Këshillit të ministrave nr. 224 që mban datën 7.04.2021

Më tej përmes tabelave sqarohet se 35 milionë lekë të tjera ose rreth 300 mijë euro i janë dhënë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit e quajtur AKSHI.

Edhe për këtë institucion fondi është akorduar përmes të njëjtës vendim të Këshillit të Ministrave.

Për shkak të ngecjes së çështjes, mes ish presidentit Ilir Meta dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias u zhvillua dhe një përplasje në distancë. Ky i fundit deklaroi se pengesë për dërgimin e çështjes në gjykatë u bë kreu i shtetit shqiptar.

Por në përgjigje Meta është shprehur se nuk është bërë ai pengesë, por se nga kryeministria kishte kërkuar sqarime por pa marrë asnjë sqarim.

Tashmë do të jetë presidenti i ri Bajram Begaj që do të duhet të japë firmën për të vazhduar më tej procesin.

1.5 milionë euro për Detin me Greqinë, për hartimin e1.5 milionë euro për Detin me Greqinë, për hartimin e1.5 milionë euro për Detin me Greqinë, për hartimin e

EMISIONET