10 vite në proces legalizimi, u përjashtua para një muaji, IKMT shkon t'i shembë banesën, preket nga "Unaza"
Një shtëpi 3-katshe do të prishet sot në zonën e Shkozës pasi preket nga projekti i unazës.
Pronari i saj, Andrea Sula deklaroi se ka 10 vite që është pjesë e procesit të legalizimit, por vetëm para një muaji u përjashtua.
"U kërkoj të më japin një afat, një vendim , të bëj dhe unë ankesën për këtë vendim. Ka një procedurë, një rregull, 5 ditë, 10 ditë. Nuk u them ta përshpejtojnë, por të marr edhe unë një zgjidhje dhe çdo gjë të jetë e saktë dhe e rregullt, konform ligjit e shtetit.
Nuk kërkoj asgjë tjetër, Është vetëm objekti im, banesa ime që është pengesa. Kam dy vjet që shkoj zyrë më zyrë e nuk kam gjetur zgjidhje.
Vijnë tani e të bëjnë presion psikologjik dhe familjen time e kanë marrë.
Më thanë do të vijë shteti, erdhi policia. Do të presim dritat më thanë, erdhi dhe IKMT-ja… Presion më kanë terrorizuar," tha ai.