1 vit të izoluar nga ura, banorët e Ungrejt në Lezhë në protestë: Po rrezikojmë jetën!

Prej më shumë se një viti banorët e fshatit Ungrej në Lezhë janë të izoluar. Ura hyrë në fshat është shkatërruar, ndërsa ata thonë se po rrezikojnë jetën e tyre. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme asnjë institucion nuk ka ndërhyrë.

Banoret e tre fshatrave të Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë janë të izoluar prej më shumë se 1 viti.

Shkak për këtë situatë është bërë shembja e urës që i lidh me qendrën administrative.

Në mungesë të zgjidhjes nga pushteti vendor dhe ai qendror, banoret u ngritën në proteste, duke kërkuar rindërtimin e urës, mungesa e së cilës ju ka vështirësuar jetesën.

Ata thonë se janë të detyruar të kalojnë përmes lumit dhe në kohë me shi kur prurjet shtohen ju rrezikohet jeta.

“Kjo është Shqipëria që duam, e Edi Ramës dhe bashkisë Lezhë. Na kanë prishur urën dhe na kanë marrë telin. Një komunitet i yni do të mbytet më parë në urë.”

"Bëjnë premtimeve vetëm për votime.”

"Firmat që vijnë marrin materialet dhe e lënë sikurse është. Duam që të bëhet ura.”

“Ata vijnë dhe vetëm takojnë militantët e vet.”

Mungesa e urës ka penalizuar rreth 60 familje në 3 fshatra të Njësisë Ungrej dhe pavarësisht premtimeve për ndërhyrje të shpejtë, puna për rindërtimin e urës së shembur ende nuk ka nisur.

1 vit të izoluar nga ura, banorët e Ungrejt në Lezhë në

EMISIONET