Prostitucion në lokalin në Fier, arrestohet administratorja, nën hetim dhe tre të tjerë

Një 43 vjeçare është arrestuar nga policia pasi në lokalin që administronte ushtrohej veprimtaria e prostitucionit.

"Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Penaliteti” u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për shtetasen Yllka Nurja(Xhoraj) , 43 vjeçe, banuese në Fier, për veprat penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit"," njoftoi policia.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 27 vjeçe dhe 2 shtetas të tjerë, 26 vjeç dhe 35 vjeç, në hetim për implikim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET