Krim horror në Florida: Nëna e re shqiptare vritet në makinë, brenda ishin dy fëmijët e mitur. I ati i viktimës u ekzekutua në ‘96

Një 27 vjeçare  është gjetur e vrarë brenda në makinë ndërsa dy fëmijët e saj të vegjël ishin ulur në sediljen e pasme të makinës. Ngjarja e rëndë që ka shokuar komunitetin e Floridas ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30 minuta ( me orën lokale)

Krimi ndodhi në rrugën “60th Street South” në Shën Petersburg .

Gruaja është identifikuar si Joana Peka të cilat nga burimet bëjmë me dije se vajza me origjinë nga Gjirokastra kishte vite që jetonte në SHBA.

Një telefonatë kishte njoftuar në polici vrasjen e së resë.

Në momentin e parë oficerët konstatuan se në trupin e shqiptarës më origjinë nga Gjirokastra ishtë një plagë e dukshme armë zjarri, e ndërsa për dy fëmijet e saj të mitur të cilët dyshohen se kanë parë të gjithë skemën e krimit ishin të pa dëmtuar.


“Kur oficerët u afruan tek makina gjetën 27 vjeçaren të vrarë ndërsa fëmijët ishin të terrorizuar. Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha e prekur oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil.

Hetimet e policisë janë shtrirë në konliktet e mundshmë që shqiptarja mund të kishtë në shtetin amerikan por edhe për lidhjët e saj në Shqipëri.

Kjo për shkakun se babi i saj u ekzekutua me armë zjarri në vitin 1996, ku dyshohet për çështje që kanë të bëjnë më trafikun e drogës.

 

EMISIONET