Vëllazërorja Shqipëri-Kosovë do të gjykohet nga një turk.

Bëhet fjalë për arbitrin ndërkombëtar Hüseyin Göçek.

Ky i fundit ka përvojë në kompeticionet e futbollit Europian, sidomos në Europa League ku ka arbitruar në 40 ndeshje (29 fazë finale, 11 kualifikuese).

Gjithashtu, turku ka gjykuar 11 miqësore ndërkombëtare dhe 5 ndeshje kualifikuese në Kupën e Botës.

“Vëllazërorja” Shqipëri-Kosovë do të luhet sot në orën 16:00 në “Elbasan Arena”.