Kodra e Diellit, dikur një zonën e gjelbëruar, me firmën e Erion Veliajt po betonizohet.

Kompania ”Agikons” ka ngritur një padi penale ndaj ambientalistit Sazan Guri pasi ky i fundit deklaroi një një intervistë për RTV Ora se  “Kodra e Diellit është kodër tektonike dhe ka një prishje tektonike të thellë të lëvizshme”

Kompania në pronësi të Gentian Sulës akuzon Sazan Gurin për shpifje. Ndërkohë që deklaratat e tij ambientalisti I mbështet në mijëra faqe studimi.

Sot ishte seanca e parë mes kësaj kompanie dhe ambientalistit Sazan Guri, por gjyqi u shty sepse pala paditëse nuk u paraqit.

Sazan Guri: Eshte rasti i pare që bashkia, zoti Erion Veliaj, bashkë me kompaninë ndërtuese, e cila nuk është përmendur në atë që une perifrazova që shkenca prej 40 vitesh na ndihmon të japim këshilla që një vepër urbane të bëhet më mirë

Pamjet si eshte katandisur ajo zonë që dikur ishte e gjelbëruar flasin vetë. Me firmën e vulën e Erion Veliajt, Agikons po zhvesh qindra mijëra metra katrorë gjelbërim për ti veshur me beton.

Avokati i të kallëzuarit, Altin Goxhaj jep një paralajmërim të fortë se si mund të shkojë kjo çështje.

Vërtet e ka nisur si gjyq kundër Sazan Gurit por ju siguroj se do të jetë gjyq për shtëpinë e Erion Velisë tek Kodra e Diellit”

Seanca e pare nuk u mbajt pasi perfaqesuesit e Agikons nuk u paraqiten në gjyq.