Gjatë intervistës së tij për RTV Ora, analisti Ilir Demaliaj nuk la pa përmendur as sulmin e rradhës së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj RTV Ora dhe Ora News.

Sipas Demalisë, Veliaj nuk është kryeprokuror i Shqipërisë por kryebashkiak dhe për shkak të deklaratave të tij duhet të shkojë në gjyq.

Ilir Demalia: Kapja e Ramës e një mandati të tretë do të thotë se mbaroi gjithçka. Ju jeni në fakt nën presion. Erion Veliaj del e flet për televizionin Ora në çdo vend. “Televizioni i drogës…”. Jua kam thënë edhe një herë, unë nuk e di që ju merrni pare nga droga. Aq më tepër që rrogat tuaja ua jep administrata shtetërore se është nën administrim shtretëror.

Atëherë me ç’të drejtë ky njeri, që është kapur në përgjime me mafian italiane, ky njeri që ka bërë skandalet më të mëdhaja gjatë qënies së tij në bashki, ky njeri që është transformuar në fytyrë nga frika, se e di çfarë ka bërë. Ne nuk dimë asgjë se çfarë di ai, del e bërtet për korrupsion e për trafiqe ky që i del emri me Ndranghettan?!

Normalisht ai duhet të shkojë në gjyq nesër. Kush është ky? Ky është kryetar bashkie, ky nuk është kryeprokuror i Shqipërisë. Se kush është kriminel, se kush nuk është kriminel, se kush është marrë me trafiqe i përcakton hetuesia, prokuroria. Por ngaqë ne nuk kemi as hetuesi e as prokurori dhe e përdorim për revanshe kur nuk na bindet dikush, siç po bëjnë me Orën, atëherë shteti arrin në këtë gjendje. Këta janë shkaktarët që kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje, nuk është Ora, me gjithë problemet që mund të ketë pronari. Televizioni Ora ka sjellë aq sa ka mundur mundësinë për të shprehur fjalën e lirë. Kaq. Dhe ka investiguar aq sa ka mundur. Dëmin ja kanë sjellë këta Shqipërisë…

Lexo edhe: Erion Veliaj nis shantazhin për mbylljen e RTV Ora

Intervista e plotë:

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për web Aurel Rakipllari