Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tregoi dhe një herë se ka frikë nga mediat.

Këtë të dielë (13 shtator) ai inaguroi shkollën “Jeronim de Rada” ku në Facebook ishte live rreth orës 13.

“Sipas Facebookut të kryebashkiakut Erion Veliaj ai është duke inaguruar shkollën Jeronim De Rada. Ora News i është drejtuar shkollës, por siç shihet nga pamjet në video, dyert e shkollës janë të mbyllura”.

Madje disa media ishin duke e transmetuar live fjalën e tij. Duket se orientimi për të propaganduar me pamje sa më të kuruara dhe të zbukuruara bën që kryebashkiaku të sfidojë dhe në këtë rast, duke mashtuar sërisht zgjedhësit e tij ashtu si dhe me shumë premtime të tjera.

Vetëm pak minuta pasi Veliaj ka ndërprerë fjalimin në Facebook, Partia Demokratike ka bërë një tjetër denoncim ndaj kryeqytetasit.

Vokshi: Në këtë inagruim ishte vetëm Erion Veliaj me disa militantë të PS. Nuk kishte në inagurim as mësues, as prindër dhe as nxënës. Kjo për faktin se në këtë shkollë është përhapur në mënyrë masive Covid-19. Mbrëmë në orët e vona të natës, në grupin e punës të ngritur nga Lulzim Basha, kanë ardhur disa denoncime e shqetësime në liodhje me këtë çështje. Në shkollën ”Jeronim de Rada”, ka 10 mësues e staf drejtues të shkollës që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo do të thotë se 1/4 e stafit drejtues është pozitiv.”

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku mashtron publikisht dhe i shet kronikat e tij të montuara në studion e institucionit që drejton.

Disa ditë më parë Ora News e gjeti Veliaj duke mashtruar teksa ishte live në Facebook tek banka e gjakut.