Vedat Muriqi bën tamponin edhe në Stamboll, ja rezultati

Vedat Muriqi bën tamponin edhe në Stamboll, ja rezultati

Vedat Muriqi, futbollisti që i kushtoi 18 milionë euro plus bonuese Lazios, ndodhet ende në Stamboll.

Pas vizitave mjekësore në kryeqytetin Italian dhe pas firmës mbi kontratë, ish sulmuesi I Fenerbahçes u detyrua të rikthehej në Turqi pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Por sot, sipas asaj që raporton gazetari nga Kosova Arlind Sadiku, I afërt me sulmuesin, tampon I dytë ka dale negative, raporton Ora News.

Sulmuesi I Përfaqësueses së Kosovës do ti duhet ti nënshtrohet edhe një testi të dytë dhe më pas do të udhëtojë drejt Romës për tu bashkuar me ekipin e ri.

Me shumë mundësi, Muriqi do të jetë i gatshëm për Lazios në mesin e muajit tetor. /A.R, OraNews

Sport Lajme lazio Covid-19 Futboll muriqi

EMISIONET