Vjeshta rikthen hallet e përsëritura të  banorëve të Tiranës. Ikën një vjeshtë dhe vjen një vjeshtë dhe shumë rrugë vijojnë të mbeten problematike në ditët me shi. Gropat nuk dinë të mbyllen.

Vdiqëm! Kur do rregullohen këto rrugë se na hëngrën! Dëgjohet një grua që ka dalë nga shtëpia sot në mëngjes për pazar dhe përballet me gropa të mëdha me ujë sapo del nga dera.

Në videon që ju sjellim është zona e Astirit mëngjesin e sotëm, pak orë pasi i gjithë vendi u përfshi nga një stuhi e fortë shiu.