Zindzi Mandela, vajza më e vogël e presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut dhe ikonës anti-aparteid Nelson Mandela vdiq të hënën (13 korrik) në moshën 59-vjeçare, njoftoi familja e saj.

Vajza e Mandelës dhe Winnie Madikizela-Mandela, ishte ambasadorja Afrikës së Jugut në Danimarkë.

Familja Mandela lëshoi ​​një deklaratë të shkurtër duke njoftuar vdekjen e saj.

Zindzi lindi në Soweto dhe u rrit ndërsa babai i saj ishte i burgosur nga regjimi i aparteidit për 27 vjet.

Ashtu si prindërit e saj, ajo ishte e përfshirë në luftën për çlirimin dhe ishte një anëtar aktiv i lëvizjes rinore të Kongresit Kombëtar Afrikan.