Në një intervistë për Ora News, zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka folur rreth situatës së pandemisë Covid 19, masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe rreziku për një mbyllje tjetër të pjesshme.

Tomini komentoi edhe vdekjen nga koronavirusi të 17 vjeçarit dhe gruas shtatzënë nga Elbasani,  duke u shprehur se duhet parë i gjithë protokolli i ndjekur për mjekimin e tyre.

Sa i takon foshnjes së të ndjerës, ajo tha se është në gjendje të stabilizuar.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Zonja Tomini doja ta nisnim për masat e marra, për parandalimin e Covid 19. Sipas parashikimit tuaj a po japin rezultat këto masa të marra?

Tomini: Situata po moniturohet në mënyrë intensive dhe dinamike po shohim incidencë të lartë por të qëndrueshme gjatë këtij 10 ditori. Ndërkohë ekspertët mblidhen çdo ditë për të vlerësuar situatën edhe në uljen e fashës së prekur në grupmoshën e re që është më tepër e favorizuar nga infektimet.

Pyetje: Ajo që ka dhënë alarmin jo vetëm në vendin tone po në mbarë botën, mutacioneve të reja të krijuara. Sa mund të themi që ky mutacion nuk ka mbërritur në vendin tone?

Tomini: Sipas të dhënave epidiomologjike ka gjasa të qarkullimit të Covid 19, sipas sinjaleve të kryera në lobaratore janë vërenjtur  disa sinjale.  Ende nuk kemi marrë përgjigje nga monstrat e dërguara në laboratorët e Londrës,  për qarkullimin e mutacioneve të reja  në vendin tone. 

Pyetje: A e kemi situatën nën monitorim dhe nën kontroll?

Tomini: Janë të njëjtat masa ku favorizojmë qëndrimin jashtë dhe të shmangim qëndrimin brenda. E gjithë struktura janë në gadishmëri totale, prandaj u hapen edhe dy spitale rajonale për të qenë në mbështetje të spitaleve Covid.

Pyetje: Si është fluksi të pacientëve në dy spitalet rajonale?

Tomini: Kemi raste ku trajtohen në spitalet qëndror dhe për terapinë post-Covid, spitalet rajonale po e mbajnë të njëjtën peshë si spitalet qëndrore. Spitalet rajonalë, Shkodra dhe Durrësi, po trajtojnë njëjtë si spitalet Covid qëndrorë.

Pyetje: Krahas fushatës së vaksinimit a mund të themi se shumë shpejt mund të arrijmë atë që quhet imuniteti i tufës?

Tomini: Do ta dëshironim të gjithë këtë gjë kur përqindja e imunitetit pasiv dhe aktiv të kalonte mbi 75 %, aktualisht objektivi ynë është të imunizojmë sa më shumë pjesën e popullatës. Nëpërmjet vaksinimit duke imonizuar grupmoshat që janë risk, e gërshetuar me personelin shëndetësor.  Besojmë te objektivi ynë që këto 14 muaj për të arritur një imunizim të popullatës.

Pyetje: Si është bërë ndarje e moshave ku u mor vendimi se mosha e tretë ishte e duhura ajo që duhej vaksinuar e para?

Tomini:  Eshtë një komitet i cili bën vlerësimin edhe sipas të dhënave të OBSH-së, qëndrës europiane të infektimeve, sipas të dhënava demografike dhe socio-ekonomike. Janë politika të ndjekur jo vetëm plakja e popullsisë por edhe faktorë ekonomiko social.

Pyetje: Mosha mbi 80 vjeç në vendin tonë janë 82 mijë persona, ndër të cilët ka pasur një seleksionim nga personalitetet. Si arriti Komiteti Teknik të shkonte në këtë përcaktim?

Tomini: Dita e djeshme ishte fasha e vaksinimit të 80 plus, nga kjo fashë janë vaksinuar edhe 11 personalitete. Ishte një ogur  mire si linja e parë ndaj luftës anti-Covid, bashkë me bluzat e bardha.

Pyetje: Ministrja dhe kryeministri kanë lajmëruar se në muajin mars do të vijnë 40 mijë vaksina. Si do vijnë dhe si do të ndahen ato?

Tomini: Do bëhet një gërshëtim i moshave në nivel kombëtar dhe mos harrojmë se kemi një popullsi që mbështet moshën 80 plus.

Pyetje: Nëse ecim me këto ritme, a mund ta arrijmë objektivin ta mbyllim brenda 14 muaj të vaksinohet popullata?

Tomini: Po do të arrihet, është objektivi ynë për të imunizuar të gjithë popullatën.

Pyetje: Çfarë ndodh me pacientët që e kanë kaluar Covid 19, a ndjekin ndonjë terapi?

Tomini: Po ndjekin një terapi post-Covid, ku i kanë të gjithë mjekët e familjeve në rang vendi.

Pyetje: A parashikohet të shtohen niveli i respiratorëve?

Tomini: Janë në të gjitha parametrat, janë në gadishmëri të plotë, janë  6 spitale në shërbim të Covid 19.

 Pyetje: A ka një variant të një izolimi të pjesshëm ose një mbyllje të shkollave?

Tomini: Rrahje mendimesh bëhen në mënyrë të përditshme, që nga data 10 shkurt kemi një pozitivitet të lartë.  Megjthatë situata është dinamike, sapo të kemi njoftime do të lajmërojmë.

Pyetje: Për fat të keq një 17 vjeçar dhe një grua shtatzënë nga Elbasani humbën jetën nga Covidi. Si është foshnja dhe a ka probleme?

Tomini: Eshtë një vlerësim që duhen ndjekur të gjitha hapat e rasteve, duhet ndjekur protokolli. Në lidhje me foshnjen, është në një gjendje të stabilizuar.