Sot, qeveria vijoi me presionet ndaj një mediaje, duke i hequr një administrator që kishte caktuar gjykata dhe duke sjellë dy të tjerë, rrogëtarë të qeverisë.

Si instikt profesional, të themi, kërkova se cilat media e kishin publikuar si lajm (duke ditur qê më herët kishte reaguar dhe ish kryeministri Berisha), ASNJË LAJM!Pastaj thashë, të shoh një herë këto shoqatat e gazetarëve, ASNJË REAGIM…

Thashë të shoh një herë “shoqërinë civile” që çirret studiove televizive për fjalën e lirë, ASNJË REAGIM! Asnjë lajm e asnjë reagim teksa një simotra e tyre trysnohet e shantazhohet çdo ditë vetëm se nuk pranon të futet në vadhën e qeverisë por të rrijë me qytetarët dhe 1000 hallet e tyre!

E turpshme? Është pak të thuash. Është akoma më shumë. Është frikë dhe “ç’më duhet mua?!”. Dhe të mendosh kur trembet njê media, çfarë duhet të bëjë një qytetar i thjeshtë?!…

Siç duket, simotrat e RTV Ora dhe Ora News po ecin me parimin e “për sa kohë nuk më rënë qimja në qull, jam në rregull”.

Kam përdorur një frazë kur qeveria mbylli një tjetër televizion në vend: ” Paçi fatin e Agon Channel”, tani ka ardhur koha t’ju themi “Paçi fatin e RTV Ora dhe Ora News”…

Mos e merrni për mallkim! Ai tjetri po i merr miliona euro arkës së shtetit, dmth, xhepave tanë…P.S Sa krenar që më bie të punoj përherë në media që qeveria i ka në grykë të pushkës”Vazhdoni të bërtisni, gazetaria nuk është krim”