Sipas asaj që raporton ESPN, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se Lionel Messi mund të luajë më mirë.

Strategu holandez e bëri këtë deklaratë para takimit të skuadrës katalanase me Ferencvaros në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Duket se përplasja mes Koemanit dhe Messit do të vazhdojë edhe më tutje, me argjentinasin që ishte shumë afër të largohej këtë verë që shkoi.

“Ndoshta, në këto momente, paraqitjet e Messit mund të jenë më të mira, por ai është i lumtur dhe po punon shumë dhe ai dëshiron të jetë kapiteni”, ka thënë trajneri i Blaugranasve.

“Duhet të stërvitet më shumë dhe nëse vazhdon të punojë shumë, atëherë do të shohim më të mirën nga ai”, ka shtuar më tej Koeman. /Gazeta Shqip