Vazhdon mbështetjen e pakursyer ndaj Trumpit, Bleona u kërkon fansave të nënshkruajnë peticionin për rinumërimin e votave në SHBA

Bleona Qerreti, këngëtarja e njohur shqiptare, ka shprehur haptas mbështetjen e saj ndaj kandidatit republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Zyrtarët e fushatës elektorale të Trump-it paraqitën të mërkurën padi gjyqësore për menaxhimin e votave me postë, ndërsa numërimi po vazhdon, në tri shtete kyçe të betejës elektorale për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve, në Georgia, Michigan dhe Pensylvania.

 Në Wisconsin ekipi elektoral i Presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin.

Presidenti Trump ka deklaruar, pa paraqitur prova se procesi i numërimit të votave të dërguara nëpërmjet postës është i manipuluar dhe kjo ka shtuar shanset e demokratit Joe Biden për të fituar zgjedhjet.

Për këtë arsye ka nisur një peticion online në rrjetet sociale ku kërkohet rinumërimin i votave të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Po ashtu, edhe këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti ka shpërndarë peticionin në fjalë duke u kërkuar fansave të saj që ta nënshkruajnë atë në formatin online.

Ky peticion kërkon rinumërimin e votave në shtetet: Arizona, Wisconsin, Michigan dhe Colorado.

Postimi i Bleona Qerreti për peticionin

Showbiz Lajme SHBA Vip/spektakël vota trump bleona qerreti

EMISIONET