Vasilika Hysi nuk do të garojë në 25 prill për një mandat tjetër si deputete nën siglën e Partisë Socialiste.

Vendimin e saj e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama në një aktivitet mbi reformën në drejtësi, ku e pranishme ishte dhe Hysi.

Edi Rama: Jam i emocionuar pasi Vasilika që prej 12 vitesh ka shërbyer me shumë përkushtim në të gjitha proceset e ligjbërjes më ka bërë me dije se ka vendosur t’ju hapë rrugën kalamajve. Vasilika, me të gjithë konsideratën, besoj se nuk kishte vend më të mirë se ky ku ne po flasim për çka kemi bërë për reformën në drejtësi, ku ti ke një rol kyç.

Vasilika Hysi: Ishte kënaqësi që unë sot siç hyra 12 vite më parë në politike me një ëndërr dhe dëshirë për të kontribuar për të drejtat e njeriut, reformën në drejtësi dhe shumë reforma të tjera, jam e nderuar dhe e respektuar që në këto 12 vite, një mandat në opozitë dhe dy mandate në qeverisje mundëm të bëjmë realitet një ëndërr që e kemi pasur të gjithë bashkë reformën në drejtësi, të pronës, administratën publike.