Krerët e partive politike ishin sot në zyrën e Prtesidentit Meta për tu konsultuar për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2021.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se vendi ka ngut që zgjedhjet të bëhen një orë e më parë.

I ftuar në Ora News, ai tha se një orë e më parë “duhet ti bëhet parapritë lumit që të mos dalë nga shtrati dhe të marrë gjithçka përpara”.

Vasili: Nuk është çështje se opozita ka ngut, vendi ka ngut. Për opozitën zgjedhjet duhet të ishin mbajtur 2 vjet më parë. Ajo çfarë Shqipëria ka humbur në këto 2 vjet është e frikshme. Po të kishin  mbajtur zgjedhjet 2 vjet më parë do ti kishim kursyer shtetit një batërdi parash. Pak javë më parë parlamenti i karavidheve miratoi një koncesion 1.2 mld euro, sot i vazhdojnë koncesionin në portin e Durrëit, asnjë ndihmë nuk shkon gjëkundi. Por shikojmë edhe media kliente të qeverisë që marrin qindra milionë euro në kohë pandemia. Ka vazhduar një grabuitje dhe shpërdorim shtetëror i frikshëm që ka krijuar dërmim ekonomik dhe shoqëror të tmerrshëm. Sa më parë ti japim fund kësaj çështje, ti japim zgjidhje është kohë e fituar jo për opozitën por për shqiptarët. Shqipëria është shdnërruar një lavatriçe të pastrimit të parave të pista. E gjitha kjo nuk pret më, është një lumë që del nga shtrati dhe i përmbyt të tërë. Prandaj zgjedhjet duhen sa më parë.

Opozita ka deklaruara se do të kthehet në Këshillin Politik, dhe Vasili thotë se e vetmja çështje e mbetur në tryezë është hapja e listave.

Vasili: Kemi vetëm një çështje si opozitë. Hapja e listave. PS ka kërkuar hapjen e 2/3, ne kemi kërkuar hapjen 100%. Kjo është çështja në tavolinë.Për opozitën nuk ka çështje tjetër për diskutim. I gjithë fronti opozitar është në veprim. Nuk ka asnjë shqetësim për hyrjen në garë dhe konkludimin pozitiv dhe me sukses të plotë të kësaj gare.

Intervista në studio me gazetarin Leftion Peristeri, përgatiti për online Besjana Kuçana