Vasili: Unë kam hequr bustin e diktatorit nga gjimnazi dhe jam përjashtuar një vit nga shkolla

Vasili: Unë kam hequr bustin e diktatorit nga gjimnazi dhe jam

I ftuar në PolitiKon nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori dhe regjizori Laert Vasili u shpreh se gjatë karrierës së tij 20-vjeçare ne Athinë dhe në teatrot e Evropës, shfaqjet e tij kanë qenë kryesisht kontraversiale.

Vasili: Gjatë karrierës sime 20-vjeçare ne Athinë dhe në teatrot e Evropës, shfaqjet kanë qenë kryesisht kontraversiale. Në adoleshencën time pata një fat të madh se e kam kaluar në ndërrimin e sistemit dhe kam jetuar një rini që ishte me përballje masive dhe jo individuale.

Unë kam hequr bustin e diktatorit nga gjimnazi dhe jam përjashtuar një vit nga shkolla. Kam kaluar një rini që më ka shënjuar në shqetësimin tim ndaj padrejtësive që i shihja të merrnin kohë dhe hapësirë në republikën e Shqipërisë.

Vendi Aktualitet busti laert vasili diktatori RTV Ora

EMISIONET