I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori dhe regjizori Laert Vasili iu përgjigj me ironi kur modetarori e ngacmoi duke e pyetur lidhur me etiketimin si “I qeverisë, i shitur… “

Alfred Lela: Ka një etiketim si i shitur tek qeveria, i qeverisë. Eshtë e padrejtë kjo? … Eshtë…

Vasili: Patjetër! Patjetër! Unë jam shitur miliarda euro. dhe prandaj fundjavat i kaloj në njërën prej 5 vilave që kam rrotull Tiranës. Nëse të tjerët duan të ndjekin shembullin tim, unë jap kurse online falas, jo me 20 mijë euro, si të marrësh 5 vila në Tiranë. Epo tani nuk kam çfarë të them.

Padrejtësi është fakti pardje u dhunua busti i heroit tonë kombëtar Skënderbeut në Korçë. Ky është një llahtar. Pikërisht në Korçë, ku skuadra e futbollit mban emrin e Skënderbeut.