Vasili tregon faktet: Ja si Rama shkeli Marrëveshjen e 5 Qershorit

Votimi i djeshëm në Parlament i Kodit të ri Zgjedhor shkel Marrëveshjen e 5 Qershorit, firmosur nga palët politike në vend nën monitorimin e faktorit ndërkombëtar.

I këtij mendimi është nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili sjell si shembull nenet 67 dhe 164 të Kodin Zgjedhor që u ndryshuan me konsensus më 5 qershor por që sipas tij, u zhbënë dje me votimin në parlament.

Postimi i plotë i Vasilit:

5 qershori u shkel, ja Faktet!!

5 qershori u shkel dhunshem dhe faktet flasin ulerasin.

Cdo alibi per Edi Ramen, qe shkeli 5 qershorin eshte kunder popullit shqiptar.

Nenet qe u ndryshuan ne 5 qershor dhe u miratuan ne 23 korrik u asgjesuan vetem pas nje jave ne 30 korrik.

Vetem nje mashtrues si Edi Rama mund ta mohoje kete, por faktet serish ulerasin.

Alibite per mashtruesin jane faj i rende.

Ja se si u ndryshuan me konsensus ne 5 qershor nenet 67 dhe 164 te Kodit Zgjedhor, qe u zhbene dje.

Pas votimit të djeshëm në Parlament të Kodit të ri Zgjedhor ka patur reagime kundër nga ambasadat e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe në Tiranë.

Kujtojmë këtu se, marrëveshja e 5 Qershorit u përshëndet edhe nga vetë Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

/A.R, OraNews

Vendi Lajme Politikë petrit vasili LSI rama kodi zgjedhor Aktualitet votimi marrëveshja

EMISIONET